Dy alpnistët shqiptarë, Arianit dhe Mrika Nikçi kanë mbetur nëntë ditë të bllokuar në një tendë në temperaturë deri në -40 gradë në majën Vilson në Antarktikë.
Mirëpo sot, ata sot janë larguar nga Antarktiku.
Lajmin për këtë e ka dhënë Shoqata e Bjeshkatarëve “Gjeravica”. Sipas njoftimit të kësaj shoqate, grupi i gjithë aplinistëve pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, i’a kanë dalur me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashte kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejtë Punta Arena Chile.
Ky është njoftimi i plotë:
Për të gjithë ju që keni pritur me durim, duke treguar dashuri, kujdesje dhe mbështetje, ndihemi të kënaqur të ju njoftojmë se pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, Mrika dhe i gjith ekipi i alpinistëve i’a kanë dalur me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashte kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejtë Punta Arena Chile.
Dëshirojme të ndajmë me ju qertifikatën e kompletimit të ekspeditës të cilën ekipi po pret ta pranojë në Union Glacier gjatë ditës së sotme, por ndarja e lajmit te mirë me të gjithë ju është shumë më e rëndesishme për ne.
Fotot do te postohen se shpejti