Lajm i mirë nga Gjilani: Sot asnjë rast me koronavirus, një person i shëruar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i mirë nga Gjilani: Sot asnjë rast me koronavirus, një person i shëruar

23:02 | 17 Prill 2020

Gjatë ditët së sotme asnjë rast me koronavirus nuk është shënuar në Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se sot atje nuk ka dalë asnjë rast pozitiv me Covid-19.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se nga 27 të prekurit në Gjilan, 18 prej tyre janë shëruar plotësisht.

“Lajm i mirë për Gjilanin. Sot nuk e kemi asnjë rast të ri me #Covid19, ndërsa një rast është shëruar dhe është dërguar në shtëpi nga Klinika Infektive”.

“Nga 27 rastet në, 18 janë shëruar plotësisht. Vazhdojmë me masa strikte kundër përpahjes së virusit. Respektoni masat. Ma mirë #rriNshpi se me e kalu pandeminë n’burg”, ka shkruar Haziri.

Komento: