Lajm i mirë nga Serie A: Stërvitjet e skuadrave fillojnë në maj

09:30 | 17 April 2020

Ministri i sportit në Itali më në fund jep lajmin e madh: Stërvitjet e skuadrave fillojnë në maj.

Italia është shteti më i goditur evropian nga pandemia Covid-19 dhe njëherit një nga shtetet me më së shumti viktima nga coronavirusi.

Rreth 170 mijë persona janë infektuar, derisa 22 mijë prej tyre fatkeqësisht kanë vdekur.

Futbolli është i ndaluar në Itali, por lajmet e fundit tregojnë se gjendja e situatës është përmirësuar shumë.

Ka qenë ministri i sportit italian Vincenzo Spadafora që ka dhënë lajmin e madh se kur skuadrat do të mund të dalin në stërvitje.

“Javët e ardhshme do të jenë thelbësore për të kuptuar evolucionin e situatës së kujdesit shëndetësor dhe nëse mund të kthehemi për të luajtur sport”.

“Shpresojmë se me datën 4 maj që skuadrat të rikthehen në stërvitje, por me dyer të mbyllura”, deklaroi Spadafora.
Masat e rrepta në Itali janë të parapara deri më tre maj, derisa në javën e fundit numri i viktima dhe atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka pasur një rënie të konsiderueshme fatmirësisht.

Gjithsesi sa i përket rikthimit të skuadrave në fushë për të luajtur ende nuk ka një datë, mirëpo besohet se në fillim të qershorit do të startojë Serie A.

Komento: