Një kompani në SHBA pretendon se ka zbuluar vaksinën kundër koronavirusit, do të testohet tek kafshët.
Kompania e inxhinierisë gjenetike me bazë në Hjuston, Greffex Inc raporton se kanë zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit.
Vaksina tani do të testohet tek kafshët nga agjencia qeveritare amerikane FDA dhe ato të vendeve të prekura rëndë nga virusi korona, transmeton Reporteri.
Drejtori i Përgjithshëm i Greffex, John Price i tha Fox News se kompania ishte “e sigurt në cilësinë e vaksinës”, por që hapat e ardhshëm varen nga “ajo që qeveria dëshiron të bëjë në drejtim të testimit”.
Greffex ka një histori në zhvillimin e vaksinimit, pasi ka formuluar më parë një vaksinë për sindromën e frymëmarrjes të Lindjes së Mesme (MERS), e cila u raportua për herë të parë në Arabinë Saudite në 2012.
“Sëmundja me të cilën po punojmë tani, COVID-19, ka një numër të jashtëzakonshëm ngjashmërish me MERS. Pra, ajo që ne ishim në gjendje të bënim ishte të merrnim njohuritë që kishim për të krijuar vaksinën”, tha ai.
Sidoqoftë, vaksina nuk do të jetë në dispozicion të popullatës të paktën për disa muaj, pasi prototipi së pari do të duhet të testohet te kafshët.
“Më e shpejta ne mendojmë, do të ishte fundi i vitit,” tha Price, “më e fundit do të ishte tetëmbëdhjetë muaj”.
Vaksina potencialisht mund të jetë e disponueshme në fillim të vitit, pasi ka mënyra për të ndjekur shpejt procesin, tha Price, por ai shtoi: “përsëri, ky është një vendim politik për qeverinë”, përfshirë klasifikimin e virusit sipas kërcënimit.