Lajm i mirë për ata qe e frekuentojnë autostradën ‘Arbën Xhaferi’

14:01 | 22 December 2018

Shumë shpejt do të lëshohet për qarkullim autostrada ‘Arbën Xhaferi’.

Këtë e ka bërë të ditur Minisri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një postimi në facebook.

‘Autostrada “Arbën Xhaferi” përfundoi lidhjen. Mbeten punimet e fundit për tu lëshuar e sigurtë në qarkullim për qytetarët’, ka shkruar Lekaj në postimin e tij në facebook.

Lekaj poashtu ka përgëzuar për punën që po bëhet në këtë autostradë drejtë përfundimit të saj.

‘Punë e shkëlqyer po bëhet këtu drejt përfundimit të këtij projekti gjigant që afron Kosovën me shtetet fqinje’, ka shkruar Lekaj.

Lekaj po ashtu ka falënderuar puntorët të cilët kanë punuar 24 orë për ndërtimin e kësaj autostrade.

Në një video të bashkangjitur në postim, thuhet se kjo urë që përshkon luginën e Lepenci është ndërtuar nga 1 mijë e 414 trerë dhe arrin gjatësinë rreth 5 mijë e 814 metra.

Komento: