Lajm i mirë për Barcelonën, ylli i madh më në fund rikthehet në stërvitje

17:02 | 28 July 2020

Dembele më në fund rikthehet në stërvitje me Barcelonën.

Barcelona i rifilloi stërvitjet sot para rinisjes së sezonit në Ligën e Kampionëve, me Ousmane Dembelen dhe Antoine Griezmann që morën pjesë pas rikthimit nga lëndimet.

Dyshja franceze mungonin shkaku i dëmtimeve, por sot punuan të veçuar nga grupi në përpjekje për t’u riaftësuar sa më shpejt.

Griezmann e lëndoi ijën në fitoren e Barçës 1:0 kundër Real Valladolidit më 11 korrik, dhe si pasojë mungoi në dy ndeshjet e fundit të skuadrës në La Liga.

Sa i përket Dembeles, u duk se për të kishte mbaruar sezoni kur iu nënshtrua operacionit në muajin shkurt.

Megjithatë, tej zgjatja e sezonit 2019/20 për shkak të pandemisë koronavirus, i ka dhënë mundësinë anësorit francez të luajë në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Barcelona e pret Napolin në Camp Nou më 8 gusht, në ndeshjen e kthimit të rundit të 16 më të mirëve, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar 1:1.

Komento: