Lajm i mirë për Bayern Munich, ylli i madh rikthehet në stërvitje

15:52 | 23 Shkurt 2020

Javi Martinez kthehet në stërvitjet me Bayern Munich

Klubi është gëzuar lajmit për rikthimin e Javi Martinez në seancat stërvitore me grupin.

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, hapi stërvitjet e së dielës me një lajm të gëzueshëm.

“Javi është kthyer në fushën e blertë” ka thënë trajneri kur takoi lojtarin e Bayern në kampin stërvitor.

Martinez kthehet në stërvitjen me grupin e shokëve pas gati dy muajv pushim të detyruar, kur vuante nga një lëndim.

Lajmi i mirë për Javi Martinez u duartrokit nga shokët e skuadrës, para se spanjolli t’i drejtonte disa fjalë për ta.

Martinez pësonte një dëmtim në ndeshjen kundër Wolfsburg.

Komento: