Këtë muaj Chelseas do t’i rikthehet super-lojtari belg, Michy Batshuayi.
Drejtori sportiv i Valencias, Mateu Alemany, ka bërë të ditur se këtë muaj do të përfundojë huazimi i sulmuesit belg te skuadra spanjolle.
“Lojtari e di (largimin e tij) dhe shpresojmë që kjo çështje do të zgjidhet së shpejti për të mirën e të gjitha palëve”, ka deklaruar Alemany, përcjell
‘lajmi.net’.
25 vjeçari, gjatë verës së vitit 2018 i është bashkuar Valencias në huazim, dhe në 15 ndeshje ka arritur të shënoi vetëm një gol.
Batushayi do të rikthehet te Chelsea, dhe trajneri Maurizio Sarri do të vendosë nëse do të mbajë në skuadër belgun, pas formës së dobët të Oliver
Giroud dhe Alvaro Morata.