“Lajm të mirë” e ka quajtur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde arritjen marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.
Ai ndër të tjera ka thënë se kjo është një shenjë e mirë se bisedimet do të vazhdojnë për çështjet e pazgjidhura.
“Një lajm i mirë dhe gjithashtu një shenjë e mirë se bisedimet e mëtejshme do të vazhdojnë për çështjet e pazgjidhura”, shkroi ai në Twitter.
Pak më parë rreth marrëveshjes reagoi edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hovenier ka thënë se e vlerëson qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve, shkruan Hovenier.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai.