Familjet me asistencë sot marrin dyfishin e vlerës së socialit
Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se sot rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.
Murati, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.
Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.
Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!