
Kosova po vazhdon të përballet me koronavirusin.
Komuna e Fushë-Kosovës ka bërë me dije se në testimin e djeshëm nga IKSHP, është konfirmuar se katër pacientë të infektuar me koronavirus në këtë komunë kanë rezultuar negativë.
“Ata tani janë plotësisht të shëruar. 3 (tre) rastet e shëruara janë nga Miradia e ulët dhe një nga Miradia e Epërme. 1 (një) tjetër rast në qytetin e Fushë-Kosovës, ka realizuar një test dhe ka rezultuar negativ”.
“Raste të reja nuk ka, gjendja shëndetësore e të infektuarve të mëhershëm është e mirë”, njofton kjo komunë.