Një lajm i mirë ka ardhur nga Shqipëria.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se tashmë Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për qytetarët e Kosovës.
Pra të gjithë kosovarët të cilët vizitojnë Shqipërinë tashmë mund të komunikojnë pa roaming.
Ja postimi i plotë i ministrit Lluka:
Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për të gjithë qytetarët e Kosovës që vizitojnë mëmëdheun.
Komunikim të këndshëm!