Lajm i mirë për Kosovën nga SHBA

16:47 | 28 Janar 2022

Kosovës i vijnë edhe tre milionë dollarë ndihma nga ShBA për luftimin e pandemisë

ShBA ka dhuruar tre milionë dollarë shtesë donacion për shëndetësisë e Kosovë. ShBA-ja mbetët donatorja më e madhe e sistemit shëndetësor të Kosovës, për forcimin e reagimit ndaj koronavirusit.

Ambasada Amerikane ka bërë të ditur se këtë muaj SHBA-ja kanë bërë një ndihmë urgjente prej tre milionë dollarësh shtesë për reagimin ndaj pandemisë në Kosovë.

Në mesin e janarit, Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) – dhanë 3 milionë dollarë shtesë ndihmë urgjente për Kosovën për COVID-19. Kjo ndihmë do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së fëmijëve vulnerabël që janë goditur nga pandemia dhe do të sigurojë vazhdimësinë në ofrimin e shërbimeve kryesore sociale. Asistenca do të përmirësojë gjithashtu shërbimet e kontaktit brenda sistemit të kujdesit shëndetësor parësor për të promovuar vaksinimin dhe dixhitalizimin e bazës së të dhënave të menaxhimit të rasteve COVID-19 për të lehtësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit midis institucioneve shëndetësore.

“SHBA🇺🇸 mbetet donatori më i madh dypalësh i sistemit shëndetësor të Kosovës🇽🇰 për të forcuar reagimin e tij ndaj COVID. Këtë muaj: një ndihmë urgjente prej 3 milionë dollarësh shtesë që do të mbrojë fëmijët e cenueshëm dhe do të mbështesë aktivitetet informuese që inkurajojnë vaksinimin”. thuhet në njoftimin e ambasadës.

Duhet theksuar se ShBA mbetet mbështetësi kryesor i Kosovës sa i përket luftimit të pandemisë.

Komento: