Lajm i mirë për Milan, ylli i madh rikthehet në stërvitje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i mirë për Milan, ylli i madh rikthehet në stërvitje

19:15 | 07 Prill 2021

Skuadra e Milanit po kompletohet, Mandzukic rikthehet në stërvitje.

Sulmuesi i Milanit Mario Mandzukic është rikthyer në stërvitje me skuadrën.

Lojtari po bëhet gati për t’u qenë në dispozicion për t’u përballur me Parmën të shtunën.

Kroati u bashkua me Rossonerët si një agjent i lirë në janar, por që atëherë ka luajtur vetëm pesë ndeshje.

Ish sulmuesi i Juventusit humbi dhjetë ndeshjet e fundit me një dëmtim në muskuj dhe u kthye në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit sot, njoftoi Milani.

“Një erë e fortë po frynte në Milanello këtë mëngjes, ku ekipi u takua pë para se të dilte në fushë për seancën e sotme. Paolo Maldini dhe Frederic Massara ishin gjithashtu të pranishëm në Milanello,” thuhet në njoftimin zyrtar të Milanit.

Sipas raportimeve të fundit në Itali, Rossonerët nuk janë të gatshëm të përdorin opsionin e tyre për të zgjatur kontratën e lojtarit, prandaj e ardhmja e Mandzukic në Milano mbetet në ajër.

Komento: