Lajm i mirë për pensionistët, Qeveria ndan shtesat prej 100 euro për fundvit

12:01 | 13 December 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 178 të Qeverisë ka bërë të ditur se do të miratojë vendimin për shtesat prej 100 euro për pensionistët.

Kurti njoftoi se krahas pensionit aktual që pensionistët marrin, ata do të marrin edhe këtë shtesë prej 100 euro këtë muaj, me qëllim të lehtësismit të kostos së jetesës.

“Që në këtë vit nuk kemi harruar as pensonistët tanë. Do të përkujdesemi me një vendim tjetër në këtë mbledhje. Për të gjithë pensionmarrësit, për këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cënueshme do të miratojmë shtesën njëherësh prej 100 euro përveç pensionit të rregullt që marrin”, tha Kryeministri Kurti.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021, Kosova ka rreth 143 mijë pensionistë që marrin pensionet bazike të moshës, nga 100 euro në muaj, dhe rreth 50 mijë pensionistë kontribut-pagues të moshës.

Këta të fundit ndahen në katër kategori dhe marrin nga 182 deri në 265 euro në muaj, varësisht nga niveli i shkollimit që kanë pasur.

Komento: