Lajm i mirë për punëtoret e sektorit publik, ja sa para do t’i marrin me shumë në pagën e janarit

11:12 | 25 January 2023

50 euro shtesë edhe në janar për të gjithë punëtorët e sektorit publik

Nga 50 euro shtesë në pagë do të ndahen për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar, ka vendosur Qeveria të mërkurën.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt.

Shtesat nga 50 euro për sektorin publik, për përballjen e inflacionit, pati nisur në shtator pas grevave.

Nga 50 euro u paguan çdo muaj shtesë deri në dhjetor e tash me vendimin e ri edhe në janar.

Komento: