Lajm i mirë për punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i mirë për punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit

21:05 | 31 Janar 2019

Projektbuxheti i vitit 2019 synohet të votohet të shtunën, ose në të kundërtën punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit do të mbesin pa i marrë pagat.

Në rast se buxheti do të miratohet, atëherë pagat për punonjësit pritet të dalin të hënën.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, ka bërë me dije se të shtunën do të votohet buxheti i shteti.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës do ta votoj buxhetin e këtij viti.

Rafuna në Pressing në T7 ka thënë se buxheti do të kalojë edhe se nga dita e hanë do të normalizohet puna në institucionet e Kosovës.

“Unë besoj që të shtunën do të votohet. Nga dita e hënë do të nisa puna në institucionet dhe të të behën pagesat që përshihen. Ne besojmë që gjendja do të normalizohet”, ka thënë ai.

Rafuna ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të bllokohet buxheti i shtetit nga deputetët.

Komento: