Punonjësit shëndetësorë kanë marrë një lajm të mirë për rritje të pagave.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë një takimi me menaxhmentin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dhe me profesionistët shëndetësorë, u zotuan se pagat me rritje mjekët dhe gjithë shërbyesit civil do t’i marrin nga muaj dhjetor i këtij viti.
Besri Sejdiu drejtor në QKUK tha se në këtë takim është biseduar për tema me rendësi në veçanti për përkrahjen e deritanishme nga Ministria e Financave për rritjen e buxhetit për sektor.
“Buxheti për shëndetësi ka pasur rezultate të prekshme në shëndetësi, ku është përmirësuar gjendje në QKUK dukshëm”, tha Sejdiu.
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, tha se pagat do të merren me rritje dhe shëndetësia është duke përmirësua dukshëm, edhe pse ka punë ende për të bërë.
“Pagat do të ngritën dhe mjekët nuk do të ikin në shtetet perëndimore”, tha Ismajli.
Sipas tij, për fat mirë kësaj radhe nuk pati ankesa nga mjekët profesionist. Ndërsa për vizitat e shpeshta në terren, Ismajli tha kjo nuk ka të bëjë me para fushatë zgjedhore, por është kërkesë e qytetarëve.
“Puna ime është t’i shërbejë pacientit, mendoje që vizitat do ti vazhdoj, sepse është kërkesë e qytetarëve”, tha ai.
Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se shëndetësia ka qenë prioritet gjithmonë por në nuk është trajtuar me këtë prioritet siç ka bërë ministri Ismajli deri më tash.
Ministri Hamza premtoi se pagat për të gjithë të punësuarit mbi bazën e ligjit të ri do të rriten nga dhjetori.