Peja njihet si një qytet i bukur dhe me turizëm mjaftë të zhvilluar, e sidomos pjesa e Rugovës.
Rruga te i 5-ti kilometër është rrugë mjaftë e frekuentuar si nga qytetetarët e Pejës ashtu edhe nga turistë të shumtë që vijnë nga vende të ndryshme, shkruan ORAinfo.
Por, mungesa e ndriҫimit në atë rrugë ka qenë një problem që i shqetësonte qytetëtarët.
E ky problem tashmë është zgjidhur, sepse ndriҫimi i kësaj rrugë është bërë.
Lajmin e mirë për qytetarët e Pejës e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.
“Tash do të jetë i ndriçuar kanioni më i gjatë dhe më i thellë në Europë, aksi rrugorë: Te Sharra – Tunel, apo deri te kilometri i 5-të! I faleminderoj punëtorët për punën e mrekullueshme dhe të palodhshme”- ka shkruar Muhaxheri në faqen e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook.
Një punë e tillë është përshëndetur nga qytetetarët, duke e përgëzuar kryetarin për punën e bërë./ORAinfo/