Shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK-së.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se do të shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, deri më 30.04.2021
Njoftimi i plotë i Hotit:
Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që:
Të shtyjë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK-së deri më 30.04.2021.
Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK-së nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.