
Janë shëruar edhe 10 persona nga koronavirusi në Kosovë.
Numri i të shëruarve tashmë ka arritur në 138, shkruan ORAinfo.
IKSHPK ka njoftuar se sot janë shëruar edhe dhjetë (10) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.
“Nga data 08 shkurt deri më 22 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.372 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej gjashtëqind e tridhjetë (630) raste, ndërsa gjithsej tetëmbëdhjetë (18) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”- thuhet në njoftimin e tyre./ORAinfo/