
Në Shqipëri është shëruar pacienti i parë me koronavirus.
Ky lajm i mirë vjen në këto ditë të vështira për shqiptarët ku koronavirusi zyrtarisht ka prekur 55 shtetas, dhe i ka marrë jetën një shtetasje në Durrës.
Mësohet se bëhet fjalë për babain e 31 vjeçarit, që erdhi nga Firence, i njohur si pacienti zero në Shqipëri.
Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ bëjnë me dije të afërmit e tij.
Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht.