Fatmirësisht nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi në Strasburg
Ambasadorja në Konsullatën e Përgjithshme në Strasburg, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi në qytetin francez.
Ajo ka treguar se edhe stafi i Konsullatës janë të sigurt.
Ahmetaj për Klan Kosova tha se tashmë të gjitha rrugët në Strasburg janë boshatisur dhe se policia franceze po kërkon të dyshuarin.
Konsullata e Përgjithshme në Strasburg ka vënë në shërbim numrin emergjent në rast nevoje për qytetarët kosovarë.
Numri emergjent i Konsullatës së Kosovës është: 0033 605 763 604.
Ndryshe dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën dhjetë të tjerë janë lënduar pas disa të shtënave në qytetin lindor të Francës, Strasburg.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në qendër të sheshit Place Kleber.