Lajm i mirë: Trajneri i njohur shërohet nga koronavirusi

20:28 | 20 Nëntor 2020

Trajneri shumë i njohur tashmë është shëruar nga koronavirusi.

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini është shëruar nga koronavirusi.

Mancini ishte mungesë e Italisë për ndeshjet e nëntorit, derisa Kombëtarja arriti t’i fitojë të tri ndeshjet dhe të sigurojë vendin në finalen e Ligës së Kombeve.

Mirëpo, trajneri ka konfirmuar se ka rezultuar negativ në testin e COVID-19.

“Pranova rezultatin negativ këtë mesditë. Ia dola, jam mirë”, tha ai.

Komento: