Lajm i mirë: Ylli i Real Madridit shërohet nga koronavirusi

15:32 | 03 Dhjetor 2020

Lojtari shumë i njohur tashmë është shëruar nga koronavirusi.

Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic është shëruar nga Covid-19.

Serbi doli pozitiv gjatë muajit të nëntorit dhe humbi disa super ndeshje.

Lojtari do rikthehet në stërvitje dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Sevillas të shtunën.

Sidoqoftë, trajneri Zinedine Zidane është duke pritur vendimin edhe për yjet e tjerë, si Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Alvaro Odriozola që janë duke u shëruar nga lëndimet.

Thuhet se Odriozola do jetë i gatshëm, derisa dyshja Ramos e Carvajal do e humbas këtë përballje.

Komento: