Lajm i mirë, zgjohet nga koma futbollisti i infektuar me koronavirus

11:48 | 26 April 2020

Zgjohet nga koma futbollisti i infektuar me Covid-19.

Gjatë kësaj jave është njoftuar për gjendjen e rëndë shëndetësore të Junior Sambia, i cili sot madje thuhej se ka përfunduar në gjendje koma.

Sipas raportimeve të fundit, futbollisti i Montpellier është jashtë ventilatorëve dhe është zgjuar nga koma.

23-vjeçari kishte komplikime të gjendjes shëndetësore pasi u infektua me virusin Covid-19, shkruan gazeta As.

Ai ishte lojtari i parë në Ligue 1 që testoi pozitiv në koronavirus.

Komento: