Lajm i papritur, Donnarumma largohet nga “San Siro”?

16:39 | 21 Gusht 2019

Gigio Donnarumma, po kërkohet me ngulm nga PSG.

Gigio Donnarumma prapë ka ngjallur spekulime në lidhje me mundësinë e largimit nga Milan.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se portieti italian nuk e ka të konfirmuar ende qëndrimin në San Siro për sezonin e ri.

Madje, “Tuttosport” shkruan se Donnarumma mund të largohet nga Milan nëse në adresë të tij vjen një ofertë me vlerë prej 60 milionë euro, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Së fundmi, Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për transferimin e Donnarummas.

Komento: