Gattuso është pranë kthimit në rolin e trajnerit.
Ish-trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Milanit, duke hequr dorë edhe nga kontrata e tij.
41-vjeçari mund të nisë një aventurë të re tani, teksa flitet se mund të marrë drejtimin e Shanghai Shenhua në kampionatin kinez.
Sipas “SportItalia”, tekniku italian është gati të rikthehet në stol, pas largimit nga Milani.
Italiani ishte gjithashtu i lidhur edhe me Newcastle dhe Al-Hilalin, por të dyja klubet kanë emëruar trajnerë të rinj.
Shenhua janë momentalisht në vendin e 12-të në Ligën Kineze, vetëm tre vende sipër rënies nga kategoria, pavarësisht investimeve të shumta që kanë bërë, ku së fundmi ishte afrimi i El Sharauit nga Roma për 20 milionë euro.
Gattuso shihet si trajneri ideal për kinezët, të cilët shpresojnë se në drejtimin e tyre do të kenë ish-lojtarin dhe trajnerin e Milanit.