
Ai është njëri nga futbollistët më të përfolur aktualisht.
Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong do të zgjedhë Manchester Cityn në vend të rivalëve të tij United si destinacionin e tij të ardhshëm të transferimit, pretendon The Sun, përcjell ORAinfo.

Mesfushori mund të heqë dorë nga 6 milionë £ në pagat e prapambetura në mënyrë që të realizojë lëvizjen, megjithëse Barça mund të kërkojë Raheem Sterling ose Bernardo Silva si pjesë e pazarit./ORAinfo/