Lajm i papritur, ja kush do të jetë trajner i Shqipërisë

10:57 | 25 Mars 2019

Shqipëria është në kërkim të një trajneri të ri.

Mediat kroate kanë shkruar se një prej emrave kandidatë për të të zënë vendin e Christian Panuccit në drejtimin e pankinës së Kombëtares shqiptare, është boshnjaku Safet Susiç, i njohur si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave në Bosnje, ish-trajner i ekipit kombëtar kroat në Botërorin e 2014-ës në Brazil.

Pas aventurës së pasuksesshme me Akhisarspor në Turqi, ai është aktualisht pa një angazhim dhe tani mund të ulet në stolin e Shqipërisë – shkruan Index.hr.

Po sipas kësaj faqeje, kandiditë të tjerë për të zëvëndësuar Panuçin e shkarkuar janë dhe italiani Roberto Donadoni dhe malazezi Miodrag Raduloviç malazez.

Komento: