Lajm i papritur! Largohet Gattuso ?

21:02 | 29 Mars 2019

“Ju do të dini të ardhmen time në dy muaj.

Kur përfundon liga do t’ju tregoj se çfarë mendoj dhe çfarë do të bëj”. Me këto pak fjalë, trajneri Gennaro Gattuso ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij në stolin e Milanit përcjell ORAinfo.

Zhvillimet në disa mënyra janë të habitshme, duke pasur parasysh se trajneri i Rossonerëve ka një kontratë të vlefshme edhe për dy vjet dhe rezultatet e fituara këtë sezon – përveç derbit – do të çonin në konfirmimin e tij.

Në konferencën e shtypit para ndeshjes me Sampdoria, Gattuso shpesh doli i dorëhequr.

Deri tani ishte e qartë dhe është thënë – për të qëndruar në stolin e Milanit, Gattuso duhet t’i sjellë Rossonerët përsëri në Ligën e Kampionëve. Por pas konferencës së sotme për shtyp, ndjenja është se Liga e Kampionëve mund të mos jetë e mjaftueshme. /ORAinfo/

Komento: