Lajm i rëndësishëm për bizneset përfituese të granteve nga komuna e Prishtinës

21:03 | 27 Dhjetor 2020

Bizneset përfituese të granteve në Prishtinë do të mund t’i dorëzojnë edhe nesër dokumentet.

Komuna e Prishtinës ka publikuar njoftim të ri lidhur me bizneset që kanë fituar grantet.

Përmes një postimi në Facebook, komuna ka bërë të ditur se bizneset përfituese të grantit që nuk i kanë dorëzuar dokumentet plotësuese do të mund të i dorëzojnë edhe gjatë ditës së hënë, me 28 dhjetor.

Komuna ditë më parë ka publikuar hapat që duhet ndjekur lidhur me dorëzimin e dokumenteve për bizneset të cilat kanë qenë përfituese të granteve.

Komento: