Lajm i trishtë: Vdes kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm i trishtë: Vdes kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK

11:28 | 23 Prill 2021

Vdes kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK.

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK Nerxhivane Konushevci.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve Të Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit e Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë̈ kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.

Me pikëllim të thellë,Naser RrustemajKryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës.

Komento: