Lajm i zi në familjen e Labit, i vdes një i afërm!

13:35 | 12 Shtator 2021

Ish-deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se i ka ndërruar jetë axha i tij, Eshrefi.

Përmes një postimi në Facebook, Labi ka treguar historinë e të ndjerit.

Postimi i plotë:

Sot , ndërroi jetë , vëllai i babës ( axha im) Eshref Tahiri! Axhë i dashur, u prehësh ne paqe! Shpirti yt i bardhë, ndriqoftë edhe në botën tjetër! Zoti të shpërbleftë me Parajsëo njeri i mirë

Eshref Raif Tahiri, nga Ferizaj, 63 vjeq, vdiq, sot , atje në spitalin e Bazelit-Zvicër! Axha, si shumë gurbetqarë emigroi i ri para vitit 1990! Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj!

Sa herë e kujtojë rininë time , me dalin ata familjarë se bashku me Axhën Eshref- ( AMIGA) , kështu e quanim ne fëmijët, ku me dashuri i numronim ditet e tyre që po vijnë në pushime! Ah sa me gëzime tē mdha ishin ato ditë, javë apo kohera , ku me plot dashuri i tregonim gjithë lagjes se po vijnë;. familjet tona nga gurbeti…qe besa edhe kur vinte ndonje kojshi e që ishte në gurbet u gëzonte e gjithë lagjeja

Çdo gurbetqarë, na i ngrohte zemrat tona, dhe njëkohesisht na dhuronin edhe siguri ( psiqike), kur e dinim se e kemi dikend në Gurbet e kujdeset për ne!

Fëmijë të axhës, bashkêshorte , dhe ju familje atje në gurbet, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e axhës!

Secili që jeton larg atdheut , familja e tij le të ndjehet krenarë për çdo mund që ata dhuruan për ne.

Sinqerisht, Labinot Islam Tahiri!

Komento: