Bayern Munichu nuk po i ecën mirë këtë sezonë.
Gjiganti gjerman ka konfirmuar lëndimin muskulor të Serge Gnabryt, në sfidën e mbrëmshme ndaj Leipzigut.
Gnabry u detyrua të lëshojë fushën në pjesën e parë, vendin e të cilit e zuri Franck Ribery që shënoi golin e fitores prej 1 me 0.
Bayerni ka konfirmuar se Gnabry nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës ndaj Frankfurtit.