Lajm i zi për Milanin

11:14 | 24 Korrik 2019

Lajm i keq për Milanin.

Në ndeshjen e parë të fortë, atë ndaj Bayern Munich, Theo Hernandez la fushën me barelë.

Mbrojtësi i blerë nga Real Madrid këtë verë pati një dyluftim për të marrë topin mes dy lojtarëve të skuadrës gjermane, por vuri keq këmbën duke pësuar një dëmtim në kavijle.

21-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, aty ku do të iu nënshtrohet ekzaminimeve. Fillimisht flitet për një tërheqje, por ende nuk dihet saktësisht shkalla e dëmtimit. Megjithatë nga inforamcione jo zyrtare, besohet se Hernandez ka vetëm një ndrydhje të lehtë dhe s’ka nevojë për ndërhyrje dhe mund të jetë gati për 10-20 ditë.

Komento: