Lajm i zi: Vdes sportisti i njohur në moshën 22-vjeçare

12:29 | 06 Gusht 2019

Ka humbur jetën një ҫiklist në moshën 22 vjeҫare.

Një çiklist belg ka vdekur gjatë operacionit, në moshën 22 vjeç, pas një përplasjeje të tmerrshme në ‘Tour të Polonisë’.

Bjorg Lambrecht u rrëzua në një kthesë betoni në 100 km gjatë fazës së tretë të garës nga Chorzoë në Zabrzeëhere.

Çiklistët u përballën me shira të mëdha gjatë fazës, çka krijoi kushte të rrezikshme, ndërsa u panë dy rrëzime të tjera.

Ai u dërgua në spital pasi i erdhi vetëdija, por ekipi i tij Lotto-Soudal konfirmoi se ai ndërroi jetë dje.

Funksionet jetësore të Lambrecht u rikthyen në spital, por ai më pas vdiq gjatë operacionit, sipas The Sun.

Komento: