Lajm jo i mirë për Juventus, Sarri diagnostikohet me këtë sëmundje

21:56 | 19 Gusht 2019

Trajneri i Juventus, Maurisio Sarri është diagnostikuar me Pneumoni.

Këtë e ka konfirmuar klubi përmes një komunikate.

Trajneri është sëmurë javën e kaluar duke kërkuar trajtim mjekësor në disa raste.

Ai nuk ka udhëtuar me skuadrën për në Triestina, për miqësoren e së shtunës në mbrëmje.

Në njoftimin e Juventusit thuhet se trajneri pas disa testeve mjekësore, është diagnostikuar me pneumoni, për të cilën i është caktuar një terapi specifike.

Tutje thuhet se trajneri ka autorizuar klubin që të komunikojë gjendjen e tij shëndetësore.

Tani mbetet të shihet nëse trajneri do të jetë në gjendje të ulet në stol për ndeshjen e parë të Serie A, kundër Parmës./Lajmi.net/

Komento: