Ka ardhur një lajm shumë i keq për skuadrën e Liverpoolit.
Javën e kaluar 20 klubet e Premierligës kanë biseduar për të vazhduar sezonin 2019/20 edhe pse ndoshta ndeshjet duhej të zhvillohen pa praninë e publikut.
Por “Daily Mail” raporton se ka pasur një kthesë të papritur nga disa skuadra të nivelit më të lartë të futbollit anglez.
Sipas të përditshmes angleze, disa klube kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me modalitetet e rifillimit.
Nuk ka akoma një plan të qartë për rifillimin dhe nëse do të rifillohet, por shqetësimi më i madh ka të bëjë me shëndetin e lojtarëve.
Infektime të mundshme mund të krijojnë më shumë kaos edhe mes kampionateve evropiane dhe kjo është ajo çfarë mund të ndikoj që të anulohet sezoni.
Liverpooli mund ta humb titullin që e kërkoi pas 30 vitesh dhe është vetëm gjashtë pikë larg.