Lajm katastrofal për Milan, lëndohet ylli i madh

20:06 | 04 Dhjetor 2020

Lajm i keq për Milan.

Mbrojtësi i Milan, Simon Kjaer ka lënduar muskulin e tij në ijën e djathtë dhe pritet të bëj teste të tjera që të përcaktohet shkalla e dëmtimit të tij

Mbrojtësi i kuqezinjve u lëndua gjatë pjesës së parë në fitoren e Milanit kundër Celtic 4-2 në Europa Ligë.

Danezi u zëvendësua nga Alessio Romagnoli dhe klubi ka konfirmuar se Kjaer vuan nga shkalla e parë e lëndimit të muskulit në ijën e djathtë të këmbës se tij.

Trajneri Stefano Piolo shpreson që mbrojtësi në formë të kthehet sa më shpejt, derisa mbrojtësi pritet që të bëj testet të tjera mjekësore në këto shtatë ditë kur edhe përcaktohet shkalla e dëmtimit të tij.

Komento: