Paul Pogba dhe Federico Chiesa pritet të kthehen nga lëndimet deri në fund të tetorit.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, rikuperimit të lojtarëve nga lëndimet po i vjen fundi.
Mediumi italian ka raportuar gjithashtu se Pogba dhe Chiesa mund të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Benficas në Ligën e Kampionëve, më 25 tetor.
Chiesa nuk ka luajtur për Juventusin që nga 9 janari, kur lëndoi ligamentet në ndeshjen kundër Romës në Serie A.
Kurse Pogba, i cili iu bashkua klubit italian para fillimit të këtij sezoni, lëndoi meniskun e tij në stërvitje në korrik.
Kësisoj, sulmuesi italian dhe mesfushori francez, do t’i mungojnë Juventusit në gjashtë ndeshje të tetorit; kundër Bolognas, Milanit, Torinos dhe Empolit në Serie A, dhe në dy ndeshjet kundër Maccabi Haifas në Ligën e Kampionëve.