Lajm pozitiv nga Shqipëria për rastet me COVID-19

18:19 | 07 Maj 2021

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se 2 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, 67 të tjerë rezultuan të infektuar nga 2728 testime të kryera.

Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 891.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,728 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 67 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (07 Maj 2021)

Raste të reja ditore 67

Të shëruar në 24 orë 891

Të shtruar në spitale 104

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2,728

Testime totale 652,360

Raste pozitive 131,577

Raste të shëruara 115,253

Raste Aktive 13,916

Humbje jete 2,408

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11726

Fier 408

Shkodër 353

Gjirokastër 239

Korçë 248

Durrës 224

Vlorë 215

Elbasan 136

Dibër 92

Berat 97

Kukës 80

Lezhë 98.a

Komento: