Lajm ‘shokues’ për Barçën, e refuzon ylli i madh

15:09 | 11 Prill 2019

Barcelona nuk do ta trasferojë futbollistin Luka Jovic.

Babai i sulmuesit të Eintracht Frankfurtit ka bërë me dije se djali i tij do t’i refuzojë katalonasit.

“Luka ka marrë shumë oferta, madje edhe nga Barcelona, por nuk është i interesuar”, ka thënë fillimisht ai, përcjell lajmi.net.

“Ai nuk e di nëse do të jetë një titullar te Barça dhe për këtë arsye dëshiron të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe të qëndrojë te Eintracht”, deklaroi babai i Jovic.

Komento: