Lajm shokues për kosovarin Granit Xhaka

09:08 | 13 Janar 2019

Lajm shokues për kosovarin Granit Xhaka.

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka vendosur një rekord të padëshirueshëm në humbjen e “Topçinjve” ndaj West Hamit në Premierligë të shtunën.

Përfaqësuesi i Zvicrës pati një paraqitje tejet të dobët dhe zhgënjyese duke pasur ndikim të drejtpërdrejt në humbjen e Arsenalit, gjë që edhe e detyroi trajnerin Unai Emery ta zëvendësojë atë pas vetëm një ore lojë, shkruan Express.

Falë gabimit trashanik të Xhakës, Arsenali i humbi tri pikë dhe pas 22 javësh në Premierligë, ngel gjashtë pikë prapa vendit të katërt, Chelseat, në luftë për ta siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ky gabim ishte i pesti i Xhakës që prej fillimit të sezonit të kaluar, që është rekord në Premierligë, sepse asnjë futbollist tjetër nuk ka bërë më shumë gabime që kushtojnë me gol se kosovari në këtë periudhë.

Kjo ka bërë që ai të jetë subjekt i kritikave të ashpra nga tifozët e Arsenalit, të cilët e kanë gozhduar në Twitter duke e mbajtur përgjegjës për humbjen.

Komento: