Lajm shumë i keq për Arsenalin, po e humb yllin e skuadrës

20:23 | 29 Prill 2019

Skuadra e Arsenalit gjatë ditës së sotme mori një lajm aspak të mirë.

Arsenali po e humb yllin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

Lojtari kartonin e të cilit e mban Barcelona, Denis Suarez, ka pësuar një dëmtim që do t’ia pamundësoj paraqitjen në këtë edicion.

Mesfushori ka pësuar një dëmtim në ije, dhe si pasojë do të jetë i paaftë ta ndihmojë skuadrën londineze.

Këtë lëndim lojtari që luan në formë huazimi me Arsenal e ka pësuar gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës, në përballjen me BATE Borisov.

Suarez nuk është përdorur shumë nga trajneri Emery, i cili ka preferuar lojtarët tjerë për repartin e mesfushës.

Nuk dihet koha e saktë se kur do të jetë në gjendje lojtari që të stërvitet.

Komento: