Lajm shumë i keq për Bayernin, ylli i madh po largohet nga skuadra – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm shumë i keq për Bayernin, ylli i madh po largohet nga skuadra

20:37 | 22 Prill 2019

Duket se një lajm shumë i keq ka ardhur për skuadrën e Bayern Munichut.

Sanches dëshiron të largohet nga Bayern Munich, ani pse ka kontratë me klubin gjerman deri më 2021.

Renato Sanches, ylli portugez i Bayern Munich, mendon që ka ardhur koha t’i ndajnë rrugët përfundimisht me klubin gjerman. Ai iu bashkua Bayernit për 35 milionë euro menjëherë pas paraqitjes fantastike në “Euro 2016”, por nuk i bindi drejtuesit e klubit gjerman dhe për një sezon ishte i huazuar në Premierligë.

Niko Kovac e ktheu në skuadër verën e vitit të kaluar me shpresën që Sanches do të gjejë atë formën paraqitje, por ka dështuar të lë gjurmë dhe mendon se ka ardhur koha për të kërkuar një klub ku do të ketë më shumë minuta.

“Të gjithë e dinë se unë dua të luaj më shumë. Pesë minuta nuk mjaftojnë. Bëj më të mirën time çdo seancë stërvitore. Trajneri e di këtë gjë, po ashtu edhe shokët e ekipit. Duhet të jem gjithmonë gati. Do të bëj më të mirën time në ato pesë minuta”, tha ai.

“Nuk më mungon vetëbesimi. A do të largohem nga Bayern? Mendoj se po. E di që këto muaj nuk kanë qenë të mirë, por më kanë mbetur edhe 15 vite karrierë”.

“Akoma nuk e di se çfarë do të bëj sezonin e ardhshëm. Do të shohim, por unë dua vetëm të luaj”, shtoi mes tjerash Sanches, të cilit i skadon kontrata me Bayernin në vitin 2021.

21-vjeçari ka bërë 15 paraqitje këtë edicion për Bayernin në të gjitha garat, nuk ka shënuar asnjë gol.

Komento: