Duket se së shpejti Chelsea do të mbetët pa yllin e skuadrës.
Callum Hudson-Odoi po e mendon largimin nga Chelsea në fund të këtij sezoni.
Callum Hudson-Odoi nuk po luan rregullisht te Chelsea, andaj do të largohet në verë.
Bayern Munich bëri katër oferta në janar për talentin anglez, por skuadra londineze i refuzoi.
Por, bavarezët nuk janë skuadra e vetme në garë për Odoin, pasi tani edhe PSG i do shërbimet e tij.
Skuadra franceze është e gatshme që të paguajë 50 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij, mirëpo mbetet të shihet se kë do ta zgjedh lojtari.