Lajm shumë i keq për Kombëtaren e Shqipërisë

12:35 | 01 September 2020

Lajm i keq për Kombëtaren e Shqipërisë, lëndohet Kumbulla.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se mbrojtësit Marash Kumbulla nuk do të mund të luajë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve për Shqipërisë.

Në një komunikim të fundit në faqen zyrtare të institucionit të futbollit shqiptar raportohet se Kumbulla është dëmtuar dhe nuk është në gjendje të rikuperohet në kohë për dy sfidat e para të Shqipërisë për Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Kumbulla shihet si njëri prej lojtarëve që do të mbajnë peshën e kombëtares në të ardhmen.

Pas konfirmimit të dëmtimit, ai është kthyer në Itali për të vazhduar fazën e rikuperimit.

Komento: