Lajm shumë i keq për Man Utd, tre super-lojtarët do të largohen nga skuadra – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm shumë i keq për Man Utd, tre super-lojtarët do të largohen nga skuadra

15:06 | 23 Prill 2019

Duket po vjen një periudhë mjaftë e vështirë për skuadrën e Manchester Unitedit.

Manchester Unitedit do t’i largohen disa lojtarë,nëse nuk arrin të kualifikohet në Ligën e kampionëve.

‘Djajtë e Kuq’ gjendet aktualisht në vendin e gjashtë në Premierligë, gjersa kanë shanse të vogla që të futen në top katërshe.

Nëse Manchester United nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë lojtarët si, David de Gea, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku, do ta konsiderojnë largimin.

Treshja e skuadrës angleze nuk po kalon nëpër kohë të mira në Premierligë, gjersa e kanë si synim transferimin ën La Liga.

De Gea dhe Pogba e duan transferimin te Real Madrid, ndërsa Lukaku është në radarin e PSG-së dhe Juventusit.

Komento: