Lajm shumë i keq për Paris Saint Germain – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm shumë i keq për Paris Saint Germain

09:29 | 27 Janar 2019

Carlo Ancelotti ka dhënë një lajm jo të mirë për Paris Saint Germain.

PSG janë në kërkim të një lojtari për repartin e mesfushës, dhe mesfushori i Napolit, Allan është lojtari që ata kërkojnë.

Trajneri i Napolit ka bërë të ditur se objektivi i PSG-së, Allan nuk do të largohet nga këtë afat kalimtar.

“Për sa jam i informuar mbi situatën, është e përfunduar. Allan do të mbetet me ne. Nuk planifikojmë ta shesim atë” ka thënë Ancelotti.

“Lojtari është kontaktuar, edhe pse një gjë e tillë nuk duhet të ndodh. Ne dëgjuam kërkesat e tij, pas së cilave nuk ndodhi asgjë” ka thënë tutje trajneri i Napolit.

Kujtojmë se PSG po kalon në krizë të madhe. Mos gatishmëria e Rabiot për të luajtur, si dhe lëndimet e tjera e kanë lënë trajnerin Tuchel me shumë pak zgjidhje.

Komento: